Për këtë deklaroi sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.

"Të krijohet përshtypja sikur qarqe të caktuara, duke përfshirë edhe ata të cilët janë gjithnjë e më aktivë në thirrjet e tyre për një ndërhyrje ushtarake me anashkalim të OKB-së, po përpiqen haptazi t'u vënë vizën përpjekjeve të përbashkëta ruso-amerikane për thirrjen e një konference ndërkombëtare mbi zgjidhjen paqësore të krizës siriane", - tha Lavrov.

John Kerry premtoi t'i shqyrtojë me kujdes argumentet e palës ruse.