Siç theksojnë ekspertët ushtarakë vendas, shkencëtarët arritën të kapërcejnë disa vështirësi të lidhura me ndërtimin e nëndetëseve bashkëkohore, duke përfshirë edhe problemin e minimizimit të dukshmërisë së submarinave për hidrolokatorët hidroakustikë.

Ndërkohë autorët e komenteve janë të mendimit se nga koha e përfundimit të punimeve mbi projektimin e deri në momentin e pranimit të nëndetëses së brezit të katërt në përbërjen e armatimeve të Forcave Ushtarake Detare kineze mund të kalojë shumë kohë.