Më 25 gusht 54-vjeçari Borisov luajti për klubin "Vitosha Bistrica" në ndeshjen me "Rakowski" në divizionin e dytë bullgar. Takimi përfundoi me barazim (0-0).

Ish-kryeministri doli në fushë në formacionin e parë dhe u zëvendësua në minutën e 53-të. Çdo prekje të topit nga Borisov gjatë ndeshjes tifozët e prisnin me duartrokitje.

Borisov në të kaluarën ka luajtur në divizionin e tretë (amator). Në fund të sezonit 2012/2013 "Vitosha Bistrica" hyri në divizionin e dytë dhe për herë të parë në historinë e vet filloi të luajë në nivel profesional.