43-vjeçari Henryk Piotrowski u gjet i vdekur në një fabrikë të riciklimit të mbeturinave. Ai e kaloi natën në një kazan me mbeturina, kur atë së bashku me përmbajtjen e kazanit e hodhën në kamion. Sipas një versioni tjetër, ai u rrah dhe u hodh në kontejnerin e makinës së grumbullimit të plehrave.

Shkaku i vdekjes ishte asfiksimi për shkak të faktit të mbulimit të tij nga një sasi e madhe mbeturinash. Atij iu gjetën gjithashtu fraktura të shkaktuara me sa duket pas rënies, ndërsa makina e plehrave po shkarkohej.

Piotrowski erdhi në Irlandë në kërkim të një jete më të mirë. Mirëpo ai nuk qe në gjendje të adaptohej në këtë vend të huaj dhe filloi të pijë alkool.