Ligjvënësit iranianë do ta shqyrtojnë këtë çështje në takimin e tyre të ardhshëm.

"60 vjet më parë, tha parlamentari Mansour Haqiqatpour, nën kontrollin e shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Iran u rrëzua nga pushteti qeveria e zgjedhur në mënyrë legjitime. Tani që këto vende e kanë pranuar rolin e tyre në përgatitjen dhe realizimin e grushtit të shtetit, duhen të rivendosen të drejtat e shkelura të kombit iranian".