"Aktualisht 36-37 vende po e diskutojnë këtë alternativë. Nëse gjatë këtyre diskutimeve do të formohet një koalicion kundër Sirisë, Turqia do të përfshihet medoemos në këtë koalicion", - tha Davutoglu.

Sipas fjalëve të ministrit turk, Ankaraja ka mbështetur gjithmonë qëndrimin që komuniteti ndërkombëtar të veprojë në bazë të rezolutave të OKB-së, por në këtë rast qeveria turke është e gatshme të marrë në konsideratë edhe opsione të tjera, nëse Këshilli i Sigurimit nuk vendos të ndikojë me anë të ushtrimit të presionit mbi Damaskun.