Siç shkruan gazeta, arsyeja formale për ndërmarrjen e ndërhyrjes ushtarake nga jashtë është përdorimi i armëve kimike kundër civilëve nga ana e forcave qeveritare siriane. Është planifikuar që operacioni të përfshijë goditje preçize me raketa kruz.

Ndërkohë, një burim i paidentifikuar i Agjencisë informative France-Presse në Shtëpinë e Bardhë theksoi se Presidenti Barack Obama "nuk e ka marrë vendimin për fillimin e një operacion ushtarak".