Me blindën e re është planifikuar të vishen transportuesit e blinduar, automjetet zbuluese, patrulluese dhe kamionët.

Blinda e re do të jetë në trajtën e pllakave të polietilenit prej UHMWPE (Ultra-high-molecular-weight polyethylene). Blinda prej polietileni duhet t’i rezistojë goditjes së lazerit ushtarak, plumbit blindëshpues të kalibrit 12.7 mm dhe një shpërthimi me fuqi prej 8 kg tritol.

Madje më tepër se kaq, blinda prej polietileni duhet të jetë së paku një të tretën më e lehtë se llojet e tjera të veshjeve të blindave. Siç pritet, prototipet e para të saj do të jenë në dispozicion në qershor të vitit 2014.