Marrëveshja u arrit sot gjatë negociatave në pikën kufitare Panmunjom.

Takimet e familjeve të ndara janë organizuar që nga viti 2000, por u ndërprenë pas fundosjes në Detin e Verdhë në vitin 2010 të korvetës koreanojugore "Cheonan", ngjarje për të cilën Seuli fajësoi Korenë e Veriut. Pheniani i hodhi poshtë këto akuza.