Sulmi i parë i terrorist u krye pranë një xhamie, kur prej andej po dilnin shumë njerëz pas lutjes së të premtes. Një tjetër bombë u detonua pranë banesës së Najib Mikati, i cili aktualisht mban postin e Kryeministrit të Libanit.

Një javë më parë në Bejrut, si rezultat i një sulmi terrorist, u vranë 27 vetë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Situata në Liban po përkeqësohet në sfondin e ngjarjeve në Sirinë fqinje.