Duke marrë fjalën në Seul, Ban Ki-moon theksoi se ai ka ndërmend ta thërrasë konferencën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marrëveshja për zhvillimin e forumit u arrit në maj gjatë një takimi të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Ndërkohë, opozita siriane është e gatshme të diskutojë vetëm largimin nga pushteti të Bashar Al-Assad.