Më 22 gusht me iniciativën e palës amerikane u zhvillua një bisedë telefonike mes Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, gjatë të cilës u diskutua situata në Siri.

Më 21 gusht mediat njoftuan mbi përdorimin në shkallë të gjerë të armëve kimike në afërsi të Damaskut, çka solli në një numër të madh viktimash.