Në ceremoninë e hapjes së tij u shfaq filmi "Vajza dhe biçikleta". Ky është filmi i parë artistik me metrazh të plotë i realizuar tërësisht në Arabinë Saudite si dhe filmi i parë në vend i xhiruar nga një regjisore femër, Haifaa Al-Mansour.

Në këtë festival do të shfaqen filmat autorialë të regjisorëve nga 10 vende të botës, të cilët nuk janë parashikuar për ekran të gjerë. Në kuadër të festivalit për herë të parë do të shfaqen filma nën qiell të hapur.