Grabitësit - një burrë dhe një grua - nën maskën e blerësve fillimisht provuan disa bizhuteri dhe pastaj dolën në heshtje nga dyqani në bregun Croisette, duke marrë me vete unazën e çmuar. Vjedhja ishte aq artistike, saqë shitësja e vuri re mungesën e bizhuterisë vetëm 3 orë më vonë.

Ky është rasti i dytë brenda 1 jave i vjedhjes së bizhuterive të çmuara në Kanë. Ditën e mërkurë 2 kriminelë vodhën, nëpërmjet zëvendësimit, një unazë nga dyqani i bizhuterive të çmuara në hotelin modern "Gray d'Albion".