Diplomati i quajti të papranueshme thirrjet për të ushtruar presion mbi Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me marrjen e një vendimi mbi përdorimin e forcës në Siri. Është mjaft domethënës fakti që ato vijnë pikërisht nga ata, të cilët në mars bllokuan kërkesën e qeverisë siriane për një hetim të menjëhershëm të episodit me përdorimin nga ana e opozitës të armës kimike në fshatin Khan al-Asal, kujtoi ai.