740.000 prej tyre janë nën moshën 11 vjeç, thuhet në deklaratën e përbashkët të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Çështjet e Refugjatëve.

Sipas llogaritjeve të dy agjencive kryesore të OKB-së me seli në Gjenevë, fëmijët përbëjnë rreth gjysmën e refugjatëve sirianë, numri i të cilëve është përafërsisht 2 milionë.