Sulmi ajror u krye me sukses dhe të gjithë avionët e përfshirë në të u kthyen në bazë, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF - Israel Defense Forces). Nuk bëhet e ditur se cili objektiv konkret u godit.

Të enjten 4 raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit nga territori i Libanit. Askush nuk u lëndua. Përgjegjësinë për sulmin e mori mbi vete një grup i lidhur me "Al-Qaeda".