Sipas fjalëve të tij, nga zona e fatkeqësisë natyrore janë evakuuar më shumë se 30.000 njerëz. Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e dendur e të vazhdueshëm në rajon që nga fillimi i muajit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në lumin Amur në afërsi të Habarovskut ka arritur deri në 718 centimetra dhe po vazhdon të rritet.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, shirat e rrëmbyeshëm në territorin e Habarovskut do të vazhdojnë deri në 10-ditëshin e dytë të shtatorit.