Në Sallonin "MAKS-2013" koncerni do të prezantojë pothuajse të gjitha pajisjet ushtarake të prodhuara nga ndërmarrjet e tij. Risia kryesore që do të promovohet nga koncerni në fjalë do të jetë sistemi perspektiv raketor i mbrojtjes kundërajrore "S-350E". "Ky sistem është superior ndaj sistemeve raketore të ngjashme të vendeve të tjera dhe destinohet të zëvendësojë sistemin raketor të mbrojtjes kundërajrore "S-300", - njoftoi shërbimi për shtyp i koncernit.