Një përfaqësues i flotës deklaroi se trupat e pajetë të marinarëve janë djegur shumë, çka e bën të vështirë identifikimin e tyre të menjëhershëm. Ekspertët do të kryejnë analizat e ADN-së për të identifikuar viktimat.

Rreth mesnatës së 14 gushtit në bordin e nëndetëses "Sindurakshak", të ndërtuar në Rusi, ndodhën tre shpërthime. Nëndetësja u mbyt në vendin ku ishte ankoruar. Në kohën e incidentit në bordin e saj ndodheshin 18 marinarë. Të gjithë ata, sipas të gjitha gjasave, kanë humbur jetën.