Siç njoftuan ditën e enjte në shërbimin e mbrojtjes së pyjeve nga zjarri të vendit, në rrethin Tuolomne të shtetit të Kalifornisë, ku ndodhet parku kombëtar Yosemite, zjarri përfshiu një sipërfaqe prej 65 kilometra katrorë dhe kërcënon më shumë se 2.500 ndërtesa dhe kampe verore. Në prag atje u shpall regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Që nga fillimi i këtij viti në SHBA kanë rënë më shumë se 32 mijë zjarre pyjore në një territor prej 13.800 kilometra katrorë.