Dëmi i shkaktuar arrin shifrën 100 mijë euro. Incidenti ndodhi më 25 korrik, por ai u bë i ditur vetëm tani.

I dyshuari hyri në kabinën e pilotit, filloi të shtypë të gjithë butonat, vuri në funksionim daljen emergjente dhe spërkati me shkumën e bombolës fikëse të zjarrit sediljet në sallonin e avionit.

Në polici njoftuan se avioni ishte i mbushur plot me karburant dhe në qoftë se personi në fjalë do të kishte qenë i aftë ta drejtonte atë, ai mund të kishte fluturuar deri në Pekin.

Gjatë incidentit Angela Merkel ndodhej në Bavari, ku po zhvillohej një festival muzikor.