Helikopteri e transportoi ish-Presidentin e Egjiptit në spitalin ushtarak "Maadi". Hosni Mubarakut iu hoqën akuzat për korrupsion. Ai do të vendoset nën arrest shtëpie.

Më 21 gusht të vitit 2013 gjykata urdhëroi lirimin me kusht të politikanit egjiptian të sëmurë rëndë. Në burgun e Tora, 20 kilometra larg Kajros, u mblodh një turmë e madhe e përkrahësve të Mubarakut, të cilët përshëndetën lirimin e tij.