Siç saktësoi Kreu i Ministrisë së Jashtme franceze, "lideri i rebelëve sirianë" në një bisedë telefonike e informoi atë se forcat qeveritare "kanë kryer sulme masive ajrore dhe kanë përdorur gazrat toksikë luftarakë".

Sipas fjalëve të Ministrit francez, në axhendën e ditës dërgimi i Forcave të Armatosura të Francës në Siri nuk figuron aktualisht. Por nëse të njoftimet mbi përdorimin e mundshëm të ri të armës kimike në Siri do të konfirmohen, atëherë Franca në përgjigje "do ta konsiderojë të domosdoshme ndërmarrjen e veprime ushtarake", tha ai.