Sipas njoftimeve të gazetarëve, bëhet fjalë për ryshfetet që menaxherët e shitjeve të Microsoft i kanë dhënë zyrtarëve të një kompanie ruse të telekomunikacioneve me qëllim nënshkrimin e kontratave me leverdi. Në Pakistan, thuhet se përfaqësuesit e Microsoft i paguan një zyrtari të lartë nga provinca e Punjab pushimet në një vend turistik shumë të shtrenjtë, kurse më pas kompania fitoi tenderin me vlerë 9.000.000 $.