Më parë Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius pati deklaruar se nëse konfirmohet informacioni mbi përdorimin e armëve kimike, atëherë do të nevojitet "përdorimi i forcës". Ai nuk përdori fjalët "veprime ushtarake". Ndërkohë, nga këndvështrimi i tij, reagimi në lidhje me situatën në Siri është i mundur edhe me anashkalim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.