Qëllimi i kësaj vizite është verifikimi i gjendjes së ndërmarrjeve koreanojugore që gjenden atje pas një ndërprerje 4-mujore të punës.

Inspektimi kryhet në bazë të marrëveshjes së arritur në bisedimet mes Phenianit dhe Seulit për rifillimin e aktivitetit të parkut të përbashkët industrial. Palët ranë gjithashtu dakord të tërheqin investime të huaja në Zonën industriale Kaesong.