Kryetari i Shtetit do të shikojë njërin nga repartet e uzinës dhe do të njihet me mostrat e teknikës së helikopterëve të prodhuara prej saj.

Presidenti do të mbajë gjithashtu një mbledhje mbi gjendjen dhe perspektivat e zhvillimit të industrisë ruse të ndërtimit të helikopterëve, në të cilën do të marrin pjesë Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin, ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Andrei Bjellousov, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Rusisë, Denis Manturov, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Juri Borisov dhe Bordi drejtues i holdingut "Helikopterët e Rusisë".