Akti i vandalizmit ka shumë mundësi t’i dedikohet përvjetorit të 45-të të fillimit të operacionit "Danubi". Natën duke u gdhirë data 21 gusht e vitit 1968 tanket e Bashkimit Sovjetik dhe anëtarët e tjerë të Traktatit të Varshavës, me përjashtim të Rumanisë, marshuan në Çekosllovaki për shtypjen e reformave demokratike.

Vandalët janë fokusuar nga kamerat e survejimit të instaluara aty pranë, gjë kjo që u jep autoriteteve të zbatimit të ligjit arsye të besojnë se autorët e këtij akti do të gjenden dhe do të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi.