Matja e shpejtësisë së lëvizjes së grimcave u lejoi shkencëtarëve të parashikojnë afatin e mundshëm të fillimit të stuhisë magnetike në Tokë. Sipas llogaritjeve, fillimi i turbullimeve magnetike do të nisë më 22 gusht.

Pavarësisht nga përmasa e resë që po afrohet, shkencëtarët thonë se ajo, ka shumë mundësi, të mos bëhet shkas për mosfunksionimin e satelitëve artificialë, ndërprerjen e radiondërlidhjes dhe sistemeve të GPS. Megjithatë, njerëzit e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të kushteve atmosferike këto ditë duhet të kenë kujdes.