Natën në të gdhirë të 14 gushtit në bordin e nëndetëses "Sindurakshak" ndodhën 3 shpërthime. Pas kësaj ajo u përfshi nga flakët, ndërsa kur zjarri u shua ajo u fundos. Si pasojë e aksidentit në fjalë humbën jetën 18 marinarët e submarinës. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupat e 7 marinarëve.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të zjarrit që ra në kompartamentin e mbajtjes së municioneve.