Michael Zuk, i cili ka mbledhur një koleksion me të vërtetë impresionues të dhëmbëve të njerëzve të famshëm, pohon se po bashkëpunon me disa ekspertë nga SHBA-ja dhe tashmë u ka dhënë atyre për studim materialin gjenetik të muzikantit të vrarë në vitin 1980.

Michael Zuk e bleu dhëmbin e John Lennon në një ankand në vitin 2011 për më shumë se 30 mijë dollarë. Më parë kanadezi u bë autori i një libri mbi dhëmbët e personave të famshëm.