Damasku zyrtar nuk e ka konfirmuar këtë informacion, njoftojnë mediat arabe.

Më 15 gusht u bë e ditur se Damasku ra dakord me kushtet e parashtruara nga OKB-ja për bashkëpunimin që nevojitet për hetimin e njoftimeve rreth përdorimit të armëve kimike në Siri.

Tani si qeveria aktuale, ashtu edhe opozita siriane akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e armëve të ndaluara kimike. Edhe komuniteti ndërkombëtar nuk ka gjithashtu një qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje.