Sipas njoftimeve të parashikuesve të motit, vërshimi më i fuqishëm i fatkeqësisë natyrore mbi territorin japonez pritet të ndodhë gjatë ditës.

Shpejtësia e erës në epiqendër të tajfunit është 30 m/sekondë. Lartësia e dallgëve në zonën e ciklonit arrin deri në 8 metra. Niveli i reshjeve në zonën e tajfunit i tejkalon 70 mm në orë.

Aktualisht tajfuni "Trami" po kalon mbi ishujt e Miyako dhe po lëviz në drejtim të perëndimit. Në mbrëmje ai do të përfshijë territorin e Kinës.