Rrjedhja tashmë kualifikohet si një "incident serioz" i nivelit të tretë të rrezikshmërisë.

Në muajt e fundit në centralin bërthamor "Fukushima", të dëmtuar rëndë pas tërmetit dhe cunamit në vitin 2011, ka pasur një seri rrjedhjesh të ujit radioaktiv dhe ndërprerje të energjisë.

Në korrik kompania operatore e centralit bërthamor "TEPCO" për herë të parë pranoi se ujërat nëntokësore radioaktive kanë çarë pengesën dhe derdhen në det, por deklaroi se po merrte masa urgjente për ndalimin e rrjedhjeve.