Negociatat e Hassan Rouhani dhe Vladimir Putin do të jenë një nga pikat kryesore të programit të Republikës Islamike në Samit, deklaroi Kreu i Ministrisë së Jashtme iraniane, Mohammad Javad Zarif. Kjo do të jetë vizita e parë jashtë vendit e Presidentit të ri.

Në OBSH përfshihen Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Një sërë vendesh, duke përfshirë këtu edhe Iranin, gëzojnë në këtë organizatë rajonale statusin e vëzhguesit.