Ish i burgosuri i Dachau, 93-vjeçari Max Mannheimer, e ftoi Kancelaren të mbante një fjalim, gjatë të cilit Merkel u shpreh se ajo erdhi në këtë kamp përqendrimi, ku u vranë dhjetra mijëra hebrenj, romë dhe përfaqësues të pakicave seksuale, me një ndjenjë turpi dhe pikëllimi të thellë.

Mirëpo kundërshtarët politikë të Kancelares gjermane vërshuan me kritika në adresë të Merkel lidhur me faktin se ajo, sipas mendimit të tyre, e shndërroi krejt pa takt ceremoninë e përzishme në pjesë të fushatës së saj elektorale.