Maketet imitojnë pajisjet e vërteta ushtarake në diapazonin optik, termik dhe atë të radarëve. Aktualisht ushtarakët kanë porositur vetëm furnizimin me komplekset e rreme raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. "C-300").

Pneumo maketet përfaqësojnë në vetvete një skelet, të veshur me një mbulesë hermetike të mbushur me ajër. Ato janë të pajisura me simulatorë termikë dhe radarë, me blloqe energjetike dhe ventilatorë. Pesha e një objektivi të rremë mund të variojë nga 30-100 kg në varësi të llojit të pajisjeve ushtarake që ai imiton.