Siç është njoftuar më parë, zyrtarët lokalë vendosën të ndërtonin një mur rrethues për të mbrojtur qytetarët nga vjedhjet e vazhdueshme, duke përfshië edhe vjedhjet e automjeteve. Ngritja e murit rreth e përqark lagjes së romëve në Kosice u bë projekti i 14-të i këtij lloji në Sllovaki që nga viti 2009.

Deklarata e Administratës së qytetit të Kosice erdhi si përgjigje ndaj ankesës së Komisioneres së BE-së për Arsimin, Kulturën dhe Rininë, Androulla Vassiliou, drejtuar autoriteteve lokale. Në përmbajtjen e kësaj ankese përfaqësuesja e BE-së e quajti ndërtimin e murit si dëshirë për të izoluar pakicat kombëtare, çka bie në kundërshtim të plotë me parimet e BE-së.