Në tribunalin ushtarak, ku po shqyrtohet çështja e rrjedhjes më të madhe të dokumenteve të klasifikuara në historinë e SHBA-së, filloi seanca përfundimtare e shpalljes së aktgjykimit.

Javën e kaluar Bradley Manning, i cili i ka dorëzuar qindra mijëra dosje (files) faqes së Internetit "WikiLeaks", për herë të parë që nga fillimi i procesit gjyqësor ndaj tij bëri një deklaratë publike, në të cilën shprehu keqardhjen e vet të thellë për dëmin e shkaktuar popullit amerikan dhe SHBA-së me veprimet e tij.

Sipas fjalëve të Bradley Manning, në momentin e transferimit të informacionit ai nuk mendoi se publikimi i tij mund të shkaktojë ndonjë dëm.