Rritja e mëtejshme e nivelit të ujit në lumin Amur kërcënohet me shkatërrimin e strukturave hidraulike, përmbytjen e plotë të shtëpive private si dhe të kateve të para të ndërtesave shumëkatëshe.

Në Habarovsk niveli i ujit në lumin Amur theu rekordin e radhës, duke u rritur deri në 6.73 m. Hidrologët nuk përjashtojnë mundësinë që niveli i tij të arrijë deri në 7.8 metra.

Në 3 rajone të Qarkut Federal të Lindjes së Largët të Rusisë janë përmbytur tashmë 140 qendra të banuara. Nga zona e përmbytjes në rajonin e Amurit tashmë janë evakuuar rreth 16 mijë vetë.