Në prag operatorja e centralit - kompania "TEPCO" njoftoi mbi zbulimin e disa pellgjeve, niveli i rrezatimit në rajonin e të cilëve ishte 100 millisieverts në orë. Rrjedhja ka ndodhur nga cisternat, në të cilat ruhet uji i ndotur i përdorur për ftohjen e reaktorëve.

Specialistët e centralit arritën të mbledhin rreth 4 ton nga uji i derdhur, pjesa e tjetër e mbetur është thithur nga toka. Operatori pohon se uji nuk ka depërtuar në det.