Aktualisht nuk ka njoftime zyrtare për të lënduar. Sipas informatave të kanalit televiziv NBC, të paktën 8 persona janë plagosur, njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda.

Përfaqësues të bazës njoftuan se gjatë kryerjes së riparimeve në njërën prej anijeve që ndodhej në një ndërtesë pranë bregut buçiti një shpërthim. Shkaku i shpërthimit, pas të cilit ra zjarr, mbetet ende i panjohur.

Qëllimi kryesor i bazës së Forcave Ushtarake Detare në Middletown është ruajtja e municioneve dhe kryerja e operacioneve të ngarkimit dhe shkarkimit. Në objektin në fjalë punojnë rreth 1.500 ushtarakë dhe punonjës civilë.