Aeroplani, i cili fluturoi nga baza ajrore Ellsworth në South Dakota, u rrëzua pranë qytetit Broadus. 4 anëtarët e ekuipazhit të ndodhur në bordin e bombarduesit arritën të katapultojnë. Siç deklaruan përfaqësuesit e komandës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së, ata u lënduan, por nuk ka asnjë kërcënim për jetën e tyre. Po hetohen rrethanat e rënies së bombarduesit "B-1B".

Bombarduesi strategjik supersonic "B-1B" është projektuar për shkatërrimin e objektivave strategjike me përdorimin si të armëve bërthamore, ashtu edhe të atyre konvencionale, si dhe për të mbështetur forcat e destinacionit të përgjithshëm.