Fatkeqësia natyrore i kapi ata gjatë kohës së pushimeve në një kamping lokal.

Tufani praktikisht e shkatërroi fare qytezën me çadra banimi. Të lënduarit janë dërguar në spital. Një vajzë 10-vjeçare pësoi lëndime kaq të rënda, sa që atë u detyruan ta transferojnë në mënyrë urgjente me helikopter në një klinikë në Shtutgart.

Banorët e tjerë të kampit janë vendosur në një palestër lokale. Atyre po u ofrohet ndihma e nevojshme psikologjike.