Helikopteri pa pilot mund qëndrojë në ajër për 2 orë, të transportojë deri në 12 kg ngarkesë të dobishme dhe të veprojë brenda një rrezeje prej 10 km. Në të mund të vendoset një kompleks për lëshimin e raketave, një automatik Kallashnikov, një analizues i gazit dhe një radar hyperspektral, një televizor si dhe pajisje të tjera speciale.

Helikopteri është i pajisur me autopilot. Në të janë integruar sistemet GLONASS dhe GPS. Përveç kësaj, ai është i pajisur me sistemin e korrigjimit manual të trajektores së fluturimit, sistemin e kthimit automatik në pikën e fillimit të fluturimit në rastin e dështimit të radio-komunikimit dhe atë të regjimit të vetëlikuidimit.