Autoritetet rregullative në Bullgari i lejuan "LUKErg Renew" të blejë kompanitë Globo Energy, Mark 1, Mark 2 dhe UP Bulgaria 4. Vlera e transaksionit nuk është bërë e ditur.

Vitin e kaluar "LUKErg Renew" arriti një marrëveshje me autoritetet bullgare për blerjen e 3 kompanive të tjera që shfrytëzojnë energjinë e erës.

"LUKErg Renew" u krijua në vitin 2011 për zbatimin e projekteve në fushën e energjisë së rinovueshme. Që atëherë, përveç aktivave në Bullgari kompania ka investuar në kompanitë në Rumani dhe Danimarkë.