Si dëshmi të kësaj Kryeministri turk citoi fjalët e një intelektuali hebre, i cili në vitin 2011 deklaroi se "Vëllazëria Myslimane" nuk do të qëndrojë në pushtet, edhe në qoftë se do të fitojë zgjedhjet parlamentare, sepse demokracia nuk mund të gjendet në kutitë e votimit.

Lidhur me këtë Erdogan deklaroi se Perëndimi duhet të mësohet ta përkufizojë saktë demokracinë. Sipas tij, pikërisht kutitë e votimit përfaqësojnë demokracinë, pasi në to reflektohet vullneti i popullit.