Pervez Musharraf është akuzuar për komplot, nxitje të vrasjes, ofrimin e sigurisë së pamjaftueshme për ish-Kryeministren si dhe për zhukje të provave. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Aktakuzat u janë paraqitur edhe 6 të pandehurve të tjerë, duke përfshirë këtu 4 militantë të dyshuar dhe 2 zyrtarë të lartë të policisë.

Kryeministrja Benazir Bhutto u vra më 27 dhjetor të vitit 2007: një terrorist kamikaze fillimisht hapi zjarr mbi makinën e saj, ndërsa më pas hodhi veten në erë.