Vlera e këtyre ndërmarrjeve është mbi 200 milionë euro.

Më 23 mars trupi i pajetë i 67-vjeçarit Boris Berezovski u gjet nga truproja e tij në banjën e vilës së këtij të fundit në Angli.

Në Rusi Berezovski ishte akuzuar për mashtrim, moskthim të të ardhurave në valutë të huaj nga jashtë vendit, si dhe për abuzim me detyrën. Më parë me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë u sekuestruan aksionet dhe pasuritë e patundshme të ndërmarrjeve që i përkisnin Berezovskit në Ukrainë.